• |
ide | kryesore

Ministri grek mbërrin në burgun e Durrësit për të takuar Fredi Belerin

Lajme, Të fundit



Paraditen e sotme në burgun e Durrësit ka mbërritur Ministri i Brendshëm grek Yannis Oikonomou për të takuar kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Oikonomou ndodhet në Tiranë, pasi një ditë më parë ishte pjesëmarrjes në Samitin e Ministrave të Brendshëm të vendeve të nismës së Berlinit.

Çështja Beleri vijon nga dita në ditë të ketë një rrjedhë zhvillimesh. Zyrtarët grek në nivele të larta janë të përfshirë plotësisht në mbrojtjen e tij.

Deri më tani, Beleri ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet e kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet e prokurorisë.

Beleri, i cili doli kandidati fitues në Bashkinë e Himarës u ndalua nga policia gjatë fushatës lokale për korrupsion zgjedhor. Ai u arrestua më 12 maj për blerje votash dhe pavarësisht se ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, mbetet në qeli.



5 Comments

  1. po Janullatusi nuk ka shku akoma ta takoj? Tha mir Artan Hoxha , keta kan halle te tjera, kushedi se cfar kan zbuluarr ne telefonat e ketij.

  2. Nje punonjes i larte i SHISHit, njohje personale, me ka thene me gojen e vet kur e pyeta per 1997en: SHISH gjithmone ka dyshuar dhe ka prova konkrete qe ajo zallamahi vrastare u krye edhe me ndihmen e sherbimeve sekrete Greke. Shikoni emisionin mbreme te Euronews ku ishte ftuar dhe Arjan Cani. E kupton mire se cfare roli po luan Cani ne mediat Shqiptare.

  3. Se kuptoj cfare do Ministri grek ne burgun e nje shtetasi shqiptar, pavaresisht se a ka kombesi greke apo jo? Te vizitoje njehere shqiptaret me shtetesi greke,qe paguajne taksa ne Greqi ne burgje, e qe shume mbahen pa te drejte, epastaj po i doli koha te vije ketej.. Nqs Bejleri ka deklaru qe Shqiptaret po mundohen qe Himara te mos jete greke ,sic tha para disa ditesh, kaq mjafton qe ai mos te jete me kryetar Himare. Nga brugu le ta leshojne, por kryetar Himare qe paska agjende per ta tjetersu Himaren , jo .Dhe turp tna qofte po beme prape gabim e te votojme ndonje si Bollano e Bejleri. Le te kandidoje ndonje kandidat i ndershem grek por jo nje Bollano apo Bejler qe ka vra ushtar shqiptar ne kufi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *