• |
ide | kryesore

Punonin në “shtëpi bari”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

Arkiva, Lajme, Të fundit
Punonin në "shtëpi bari", dënohen me burg dy shqiptarët në Britani



Dy shtetas shqiptarë, të cilët u arrestuan nga autoritetet britanike duke rritur kanabis brenda një banesë në zonën e Windsor, janë dënuar me nga dy vite burg secili.

Shqiptarët Amarlid Nezha dhe Gridi Fatia jetonin ilegalisht në Britani dhe u arrestuan në flagrancë teksa kujdesshin brenda një banese me 10 dhoma në rajonin Berkishire.

Policia brenda banesës zbuloi 276 bimë me vlerë rruge 200,000 paund, por prokurori i çështjes shpjegoi se ndërmarrja kriminale në një vit mund të gjeneronte fitime deri në 800,000 mijë paund.

Nezha dhe Fatia kishin paguar disa mijë paund për të shkuar në Britaninë e Madhe dhe kishin punuar si bukëpjekës dhe në ndërtim, deri në momentin kur u dërguan nga trafikantët për të punuar si “kopshtarë”.

Gjyqtarja në Gjykatën Mbretërore të Reading Crown pasi dëgjoi akuzat dhe palën mbrojtëse i dënoi dy shqiptarët me nga 24 muaj burg.

“Duke pasur parasysh natyrën e statusit tuaj në këtë vend, ka të ngjarë që në një fazë të deportoheni”, u komunikoi ajo të pandehurve.



1 Comment

  1. drejtësia nuk e delegon përgjegjësinë e fëmijëve tek babai, për vepra penale të kryera nën pushtetin e babait. Nëse fëmijët kanë shkelur ligjin, në kohën që qeveriste babai dënohen fëmijët. Nëse babai ua ka hapur rrugën paligjshmërisë së tyre dënohet dhe babai, por nuk kalon kaq lehtë kjo histori duke thënë “mos u bëni gjë fëmijëve, më dënoni mua”.

    Fëmijët do dënohen si hajdut që kanë shkel ligjet e shtetit ndërsa babai do dënohet si krye hajdut, që ua ka mundësuar të shkelin ligjet dhe të mos dënohen. Shikoni sa i ngjajne keta kriminele drogaxhi salihut perdoruesit prej 51 vjetesh te Haloperidolit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *