• |
ide | kryesore

U kap me 4 mina me telekomandë, gjykata lë në burg 51-vjeçarin nga Lezha

Lajme, Të fundit



Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 51-vjeçarit Petrit Ndoji i cili u kap me 4 mina me telekomandë tre ditë më parë.

Ndaj tij rëndon akuza “mbajtja pa leje dhe për prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Policia raportoi se 4 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Avokati i tij deklaron se klienti i tij mund të jetë futur në kurth, pasi ai kishte marrë qesen dhe do e conte në Ksamil por nuk e dinte se çfarë kishte brenda saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *