• |
ide | kryesore

Nënshkruhet marrëveshja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla njoftoi se nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë “pika të përbashkëta të kalimit kufitar”.

Sveçla tha se ka nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit-Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.

“Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar”, shkroi ai. Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ‘Han i Elezit-Bllacë’ dhe ‘Glloboqicë-Jazhincë’, shtoi Sveçla.

Kjo marrëveshje, sipas Sveçlës “ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve”. “Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, ka përfunduar ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *