• |
ide | kryesore

E rëndë në Itali/ I moshuari godet me thikë gruan, hidhet nga pallati pasi mendoi se ajo kishte vdekur

Arkiva, Planet, Të fundit
E rëndë në Itali/ I moshuari godet me thikë gruan, hidhet nga pallati pasi mendoi se ajo kishte vdekur



Ngjarje e rëndë në Itali. Një 83-vjeçar goditi disa herë me thikë gruan e tij 77-vjeçare në Castellanza të Italisë. Më pas, duke besuar se ajo kishte vdekur, ai u hodh nga kati i katërt i pallatit ku banonin së bashku.

Burri i identifikuar si Renato Oggioni ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ka qenë vetë gruaja, Carla Marmonti që ka telefonuar për të kërkuar ndihmë, e cila është gjetur në tokë në një pellg gjaku.

Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Legnano, ku iu nënshtrua një operacioni delikat. Sipas mediave italianë, gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *