• |
ide | kryesore

Sekuestrohet drogë 4 milion paund në Angli, shefi i policisë: Dyshohet se i përket një grupi shqiptar

Lajme, Të fundit



Një sasi droge me vlerë 4 milionë paund është sekuestruar nga policia angleze. Mediat vendase, referuar ghetimeve të policisë shkruajnë se droga i përket një bande shqiptare që trafikon drogë.

Në një deklaratë për mediat komandanti i qarkut, Steve Dodds, ka thënë se zbulimi i sasisë së madhe të drogës u bë në veriperëndim të qytetit. Policia tha ai është e rezervuar për momentin të japë detaje të mëtejshme në lidhje me sekuestrimin e lëndës narkotike të dyshuar kanabis.

Po ashtu nuk dihet numri i personave të arrestuar gjatë këtij operacioni. Sipas policisë, goditja e këtij grupi që dyshohet se përbëhet nga shqiptarët është një “shembull i shkëlqyer” për të goditur tregtinë e drogës në qytet, veçanërisht në “nivel shpërndarësish”.

Sipas Dodds, më shumë se 2,700 aksione kundër trafikut dhe shitjes së drogës janë kryer nga policia e qytetit Leeds gjatë vitit të kaluar, ndërsa në të paktën 58 raste operacionet kishin qenë të suksesshëm.



1 Comment

  1. Sipas poliqise inglize “DYSHOHET” qe eshte grup shqiptar….. . Po si ka mundesi qe ne cdo maskarallek qe bejne dynjaja vetem shqiptaret jane kudo, sipas ketyre gjithmone. Ku eshte qirje-veria ketij MUTIT te gjate qe te dale nje here te vetme e te thote: STOP-NDAL, se nuk mund te jene vetem shqiptaret kaq kriminele.
    Keta oksidentalet si puna e inglizit jane ata qe keshillojne, jo vetem qirje-verine shqiptare por edhe ato afrikane, qe te mos flasin me dyshime por te vertetojne akuzat dhe pastaj i vihet emri cilitdo.
    Ah desh harrova, ketij Karo-ministrit tone ja hane dardhat pas shpine jo vetem shqiptaret e thjeshte por edhe inglizet.
    Mos u merzit o Kar-O-minister… javash javash, ske pare gje akoma….. do jene vete SHQIPTARET qe do te te ngulin e fusin shume thelle HUNIN qe meriton… TY DHE GJITHE BANDES TENDE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *