• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Kush është personi që plagosi efektivin e “Shqiponja”

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shqiponja plagosjes



Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dha detaje nga plagosja e një efektivi të forcave “Shqiponja” në Tiranë. Sipas tij Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor Edlir Alleshi.

Vocaj tha se forcat “Shqiponja” kanë qenë duke bërë patrullim në zonë kur Bozhanaj kishte treguar shenja nervoziteti duke u larguar. Ai është ndjekur nga forcat e policisë në hyrjen e pallatit të banesës së tij. Në këtë moment 42-vjecari ka hapur zjarr duke qëlluar me 2 plumba në bark efektivin e policisë i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Sipas Vocajt, autori ka rrezikshmëri të lartë pasi ka shenja depresioni të thellë. Sipas kreut të policisë së Tiranës autori kishte ardhur në muajin gusht nga Italia dhe nuk ka të dhëna se ka pasur precedentë penalë.

“Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *