• |
ide | kryesore

Naomi Campbell flet për varësinë ndaj dr0gës

Paparazzi



Naomi Campell zbuloi se varësia e saj nga dr0ga pothuajse e vrau atë në kulmin e karrierës së saj në vitet ’90.

Modelja u tregua e sinqertë për abuuzimin e saj në të kaluarën me substanca në serialin e ri dokumentar të AppleTV+ “The Super Models”, duke pranuar se ajo iu kthye k0kainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe ndarjen nga jeta të stilistit dhe mikut të ngushtë italian Gianni Versace. “Mendoj se e fillova prej pikëllimit”, tha Campbell. “Ti mendon, “Oh, do ta shërojë atë plagë.

Ikona e modës rrëfeu  se bota e saj u trondit kur Versace u vra jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach në vitin 1997 . “Ai më jepte forcë të ecja përpara. Kështu që kur ai vdiq, pikëllimi im u bë shumë i keq.”

Naomi e lindur në Britani luftoi me varësinë e saj për pesë vjet, madje u rrëzua gjatë një sesioni fotografik në 1999. Por ai incident i tmerrshëm ishte thirrja e zgjimit që asaj i duhej për të shkuar  në rehabilitim. “Zgjodha të shkoj në rehabilitim. Ishte një nga gjërat më të mira dhe të vetme që mund të kisha bërë për veten time në atë kohë, ” u shpreh Campbell.

“Më janë dashur shumë vite për të punuar dhe përballuar”, shtoi ajo. “Dhe ende shfaqet ndonjëherë. Por unë sapo kam mjetet se si ta trajtoj atë tani”, shtoi ajo./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *