• |
ide | kryesore

“Bën fëmijë për vëmendje”: Reagon Chrissy Teigen

Paparazzi, Slider



Chrissy Teigen ka reaguar ndaj komenteve tënjerëzve që pretendojnë se ajo po mundohet të jetë në qendër të vëmendjes, dukesjellë në jetë fëmijë.

Ndërsa publikoi një foto me familjen e saj në Instagram, duke festuar ditëlindjen e tetë të vajzës së saj, Luna, Chrissy u has me një koment, i cili shprehej: “John Legend dhe Chrissy Teigen mundohen të kenë vëmendje duke folur për fëmijët dhe duke bërë fëmijë. Askujt nuk i intereson”.

Modelja, ia ktheu me ironi: “Po, po, shumë të mërzitshëm dhe duam vëmendje. Nuk ka ndonjë mënyrë tjetër në këtë botë për ta marrë, përveçse duke pasur fëmijë”.

“Bën fëmijë për vëmendje”: Chrissy Teigen u

Përmes këtij komenti, modelja ka reaguar edhe ndaj fansave që e teprojnë në X, duke thënë se ajo thjesht po bën sa më shumë fëmijë që mediat të shkruajnë për të.

Teigen dhe Legend janë prindër të katër fëmijëve, Luna, 8 vjeç, Miles, 5 vjeç, Esti, 1 vjeç dhe Wren, 10-muajsh./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *