• |
ide | kryesore

Të dënuarit nga GJKKO përfituan prej amnistisë, Alibeaj thërret në interpelancë Ulsi Manjën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike e vulës ka kërkuar interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën për të dënuarit për korrupsion nga GJKKO që kanë përfituar nga Amnistia Penale.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti Enkelejd Alibeaj, se me amnistimin e tyre, besimi publik për ndëshkimin e korrupsionit dhe Reforma në Drejtesi mori goditje të fortë!

Reagimi i tij i i plote

25 ditë më parë, rreth 110 deputetë të Kuvendit bashkuan votat për të amnistuar edhe të dënuarit nga SPAK-GJKKO. 25 ditë më parë, përfaqësuesit më të zëshëm të atij bashkimi të turpshëm votash u përbetuan se “asnjë i dënuar për korrupsion nga GJKKO nuk do përfitonte”, apo se “ishin marrë statistika mbi përfituesit potencialë, e thjesht 2-3 policë do përfitonin”. Sot, mediat BIRN dhe INA, kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të denuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim). Besimi publik për ndëshkimin e korrupsionit dhe fund të pandëshkueshmërisë Reforma në Drejtesi mori goditje të fortë! Në thelb, pazari i amnistisë ishte prova gjenerale e një bashkëpunimi i rreth 110 deputetëve në mbrojtje të së shkuares korruptive. Ata u bënë bashkë kundër drejtësisë, e me këtë akt i dhanë goditje të qartë BKH-SPAK-GJKKO. Partia Demokratike që në fillim depozitoi amendamentet kundër amnistimit të të korruptuarve, në mbështetje të SPAK-GJKKO, duke denoncuar pazarin e aleancës antiSPAK në kurriz të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë. Me raportimin tashmë të fakteve nga media për amnistimin e të korruptuarve, PD do të ndërmarrë cdo hap për vënien para përgjegjësisë të kujtdo duike filluar me kërkesën për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë.



2 Comments

  1. Na genjyet duke na pare ne kokerrdhok te syrit , si ti z.Manja ashtu edhe ti z.Bardhi . Mire Manja-n qe e dime nga ç’sekt vjen dhe se ç’monster eshte por edhe ti Bardhi ? A duhet te te besoje me ty o z.Bardhi ? Kurre !
    As u nxite e as u skuqet sepse nuk keni as turp e as nder dhe jeni pjelle e se njejtes bordellhane .
    Ju kujtoni se zhyteni ne nje grope septike dhe dilni te parfumosur por ne realitet ju nuk e kuptoni se dilni me m*t se sa vete m*ti . TURP te kini palaço .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *