• |
ide | kryesore

Mashtronin të huajt të investonin në bursa fiktive përmes Call Center, 2 të arrestuar në Tiranë

Lajme, Të fundit



2 administratorë të një Call Center janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive.

Këta 4 shtetas kishin në administrim një call center në Rrugën e Zallit, në të cilin ishin të punësuar rreth 60 punonjës, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Sakaq policia njofton se ka sekuestruar 68 000 euro, njësi kompjuterike, celularë, tabletë, mandate pagesash dhe blloqe me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *