• |
ide | kryesore

Kurti i përgjigjet Vuçiç: Agresorët, formacion profesionist terrorist

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vucic



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti “formacion profesionist” grupin e personave që kreu sulm të armatosur në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në ceremoninë e ndezjes së qirinjve për policin e vrarë, Kurti tha se më shumë informata mbi sulmuesit e dyshuar priten në periudhën në vazhdim.

“Nga ato çfarë kemi mësuar deri më tani, janë ato që i kemi menduar edhe më herët. Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot. Nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, – tha Kurti në një deklaratë për media.

Mbrëmjen e sotme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se personat që u përballën me policinë e Kosovës janë serbë lokalë dhe jo të futur nga Serbia. /LAPSI.al



2 Comments

  1. LUANI ME FATIN E SERBEVE LOKAL PER INTERESA POLITIKE POR JU TAKON SERBEVE LOKAL TA KUPTOJN LOJEN DHE DISTANCOHEN NGA VUCICI SI QYTETAR TE KOSOVES JO TE HIQEN SI QUYTETAR TE SERBIS BRENDA KOSOVES DUKE SAKRIFIKUAR PA KUPTUAR TE ARDHMEN E TYRE SE SHQIPTARET NE ASNJE RRETHAN NUK PRANOJNE PADREJTESI GRABITJE TERRITORESH PERMES NJE GRUPI BANDITESH APO SHTETI BANDIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *