• |
ide | kryesore

Kurti: Serbia të mbajë përgjegjësi për sulmin ndaj policisë së Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
ALBIN, Kurti



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për sponsorizimin e sulmeve terroriste të së dielës në territorin e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social X, kreu i qeverisë së Kosovës ka publikuar llojet e armëve të gjetura në Banjskë teksa ka bërë thirrje që shteti serb të mbajë përgjegjësi për “sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”.

“Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara në operacionin antiterror të Policisë së Kosovës pas sulmit të djeshëm – nuk lënë vend për dyshim: autorët s’vepruan të vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbajë plotësisht përgjegjësinë për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës” – shkroi Kurti në X. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Jo vetem Serbia te mbaje pergjegjesi por edhe dy leshkot Borrell dhe Lajçak. Me keto dy leshko BE, e sidomos Franca pro sllave dhe pro diktatoriale, duhet te ftillohet. BE sikur do medoemos lufte !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *