• |
ide | kryesore

Sophia Loren shtrohet në spital

Paparazzi, Slider



Sophia Loren thuhet se u shtrua në spital gjatë fundjavës.

Aktorja i është nënshtruar një operacioni urgjent të dielën pasi pësoi lëndime teksa u rrëzua në shtëpinë e saj në Zvicër.

Fituesja e Oskarit sipas disa burimeve ka pësuar disa fraktura në incident, duke përfshirë një në femurin e saj që thuhet se kishte nevojë për operacion. Burimet shtuan për median se djemtë e saj Carlo dhe Edoardo janë pranë saj në spital.

Lajmi u nda edhe nga zinxhiri i restoranteve me emrin e saj, me ekipin që qëndron pas sipërmarrjes që ka lëshuar një deklaratë në Instagram. Aty shkruhej: “Një rënie në shtëpinë e saj në Gjenevë sot i shkaktoi zonjës Loren fraktura të ijeve”.

Më tej thuhet se Sophia tani do të përjetojë një “periudhë të shkurtër rikuperimi”. Deklarata vazhdoi: “E operuar me një rezultat pozitiv, ajo tani do të duhet të vëzhgojë një periudhë të shkurtër rikuperimi dhe të ndjekë rrugën drejt rehabilitimit”.

Deklarata në platformë përfundonte: “Fatmirësisht gjithçka shkoi për mirë dhe Sophia do të kthehet me ne shumë shpejt. I gjithë ekipi i restorantit Sophia Loren shfrytëzon rastin për t’i uruar asaj një shërim të shpejtë.”

Karriera prej dekadash e Sofisë në industrinë e aktrimit filloi në Itali. Më pas ajo pati një rol udhëheqës në projekte ndërkombëtare si The Pride and the Passion (1957), Desire Under the Elms (1958) dhe Houseboat (1958).
Ajo mori një çmim Oscar për interpretimin e saj në filmin Two Women (1961). Vlerësime të tjera në karrierën e saj përfshinin çmimin e nderit të Akademisë për arritjet e jetës në 1991 dhe një çmim BAFTA./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *