• |
ide | kryesore

Detaje nga gjendja shëndetësore e Sophia Loren pas rënies

Paparazzi



Gati dy javë pasi  iu nënshtrua një operacioni pas një rënieje në shtëpinë e saj në Gjenevë, Zvicër, Sophia Loren është në rrugën e shërimit.

“Gjithçka po shkon mirë,” i tha PEOPLE menaxheri i fitueses së Oskarit, Carlo Giuisti. “Duhen të paktën disa muaj rehabilitim.”

Giusti shtoi se dy djemtë e aktores, Carlo Ponti Jr., 54 vjeç dhe Edoardo Ponti, 50 vjeç, janë me të në Zvicër ndërsa ajo shërohet nga frakturat në femurin e saj. Pas operacionit, ai tha gjithashtu për PEOPLE më 26 shtator se procedura shkoi “jashtëzakonisht mirë” dhe ajo “po shërohet ngadalë”.

Lajmi për aksidentin e Loreni u shpërnda në faqen e Instagramit për rrjetin e restoranteve të saj më 24 shtator.

“Një rënie në shtëpinë e saj në Gjenevë sot i shkaktoi zonjës Loren fraktura të ijeve”, thuhet në postim. “Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe Zonja do të kthehet me ne shumë shpejt. I gjithë ekipi i restorantit Sophia Loren shfrytëzon këtë mundësi për t’i uruar asaj një shërim të shpejtë.”

Karriera prej dekadash e Sofisë në industrinë e aktrimit filloi në Itali. Më pas ajo pati një rol udhëheqës në projekte ndërkombëtare si The Pride and the Passion (1957), Desire Under the Elms (1958) dhe Houseboat (1958). Aktorja mori një çmim Oscar për interpretimin e saj në filmin Two Women (1961). Vlerësime të tjera në karrierën e saj përfshijnë çmimin e nderit të Akademisë për arritjet e jetës në 1991 dhe një çmim BAFTA./Lapsi.al/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *