• |
ide | kryesore

Travis Kelce flet për takimin me Taylor Swift

Paparazzi



Travis Kelce ka folur për herë të parë që nga takimi i tij me Taylor Swift.

Aludimet për një romancë dashurie mes dyshes, kanë qarkulluar për javë të tëra dhe më në fund ata u shoqëruan gjatë fundjavës.

Në një video prezantuese për episodin e ri të podcast-it “New Heights”, vëllezërit diskutojnë rreth takimit.

“Ne e kemi shmangur këtë temë për shkak të respektit për jetën tënde personale – tani duhet të flasim për të”, tha Jason Kelce në klipin 21 sekonda. “Jeta ime personale që nuk është më aq personale,” bën shaka Travis Kelce, duke shtuar, “E di  ia bëra vetes Jason, e di këtë”.

Më pas video përfundon me Travis duke qeshur, me një njoftim se episodi i plotë do të dalë të mërkurën.

Swift u komentua në rrjetet sociale pasi u pa duke brohoritur për Travis Kelce në ndeshjen e Kansas City Chiefs të dielën. Travis më parë zbuloi se e kishte ftuar artisten të merrte pjesë në lojë, por nuk ishte i sigurt nëse ajo do vinte.

Sapo mbaroi ndeshja, dyshja dolën së bashku nga stadiumi, ku këngëtarja u pa “duke qeshur  dhe duke mbuluar fytyrën” teksa hipi në makinën e tij./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *