• |
ide | kryesore

3-vjeçari vdιq pas ndërhyrjes në dhëmballë, anestezisti: Doli zgjuar nga klinika

Lajme, Të fundit
Vdekja e 3-vjeçarit, ky është dentisti që i operoi dhëmballën



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, me viktimë një 3-vjeçar i cili humbi jetën pasi mori një shërbim dentar. Dyshohet se i mituri vdiq si pasojë e marrjes së një doze të lartë anestezie gjatë një operacioni dhëmballësh. Për këtë ngjarje ka reaguar mjeku anestezist-kardiolog Roland Xhaxho, pasi ndërhyrja u krye në klinikën dentare të vajzës së tij dhe ishte vetë Xhaxho që injektoi anestezinë. Anestezisti shprehet se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve. Sa i përket fëmijës, mjeku shton se ai ka dalë nga klinika i zgjuar, në krahët e të atit.

“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit, të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me difekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë. Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënurë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, shprehet Xhaxho mes të tjerash.

Si rrodhi ngjarja?

Më 28 shtator, familjarët kanë dërguar 3-vjeçarin Brian Spahiu tek një klinikë private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat. Pasi iu bë një grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë. Për këtë arsye ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni. Fëmija ka kryer procedurën dentare nën anestezinë që i injektoi mjeku Roland Xhaxho. Operacioni zgjati nga ora 10:30 deri në 15:30. Familjarët e nxorrën nga klinika në orën 15:30.
Pas operacionit, Briani është ndjerë keq dhe është dërguar në urgjencë në orën 19:00. Aty, familjarëve iu është thënë se të miturit i është helmuar mëlçia e për pasojë ai ndërroi jetë.



9 Comments

  1. Dhenia e konsensusit nuk heq asnje lloj pergjegjesie. Prindi nuk eshte mjek dhe nuk di kuren me te mire per femijen e tij, ndaj keto jane me te vertete justifikime te qelbura. Ky mjek duhet te hetohet mire po keshtu edhe e bija sharlatane

    1. Mungon publikimi i ekspertizes se mjekut mbi kartelën e historise mjeksore tw femijes, i cili mesa duket paska patur nje të kaluar problematike…a eshte ber kjo eksperiencë për.pasojat?? Nese Jo, pse nuk u be

  2. Prindi pranon ndërhyrjen e mjekut por jo vdekjen për një dhëmballë fëmije.

    Sistemi shendetsor në Shqipëri është i çoroditur dhe jo thjesht për mungesë fondesh. Nëse kemi spital publik, shërbimi stomatologjik dhe farmacitë janë krejtesisht në duart e privatëve , madje jashtë kontrollit.

    Për më tepër që stomatologet për femijet e të miturit duhet të jenë të specializuar e të profilizuar.

    Pasojat jane ato që shohim e dëgjojmë prej vitesh…

  3. Si flisni ju si e ema e zeqos ne maj te thanes…
    Jo po kshu jo po ashtu. Flisni per gjera qe nuk ia keni fare idene. Vriteni pak mendjen, cfar do te ndodhte nese ky femije nuk do ti nenshtrohej ketij operacione?
    Sa kirurg te tille jane ne Shqiperi, sa nga to do e mernin persiper kete rast?
    Ne mjekesi gjithmon ekziston rreziku qe te shkoi dicka keq dhe te vdesesh.
    O milet verini gishtin kokes, me kete sjellje qe beni ju do detyroni dhe ato 5 mjeke qe na kane ngelur qe te emigrojne, dhe pastaj shkoni kurohuni tek veterineri.

    1. Arsyetimi yt eshte pa sens per te mos thene fare idiot. Thua se zoteria po kerkonte lemoshe..Dentiste ne Shqiperi ka me thase. Sa per te ikur te them se nuk iken njeri se e dijne qe po te shkojne tutje do bejne pastrusin e spitaleve (sic po e bejne). Nese ishte me shume rrezik (dhe kete mjeku e di ta vleresoje) duhet te kishte ndaluar nderhyrjen..Mjaft me leto sjellje larve se na hape barkun..

      1. Eshte hera e pare qe une degjoj per kete dentistin dhe nuk ia kam fare idenë se kush eshte. Por per nje gje te siguroj me siguri 99%, Mjeke te tille (dentista reanimatore) ka aq pak sa numerohen me gishtat e njeres dore. Po duket qe ti nuk e di se per ca po flet.
        Une kam punuar ne sistemin shendetesore, dhe nga pervoja te them qe mjek te mire ka shume shume pak. Nje pjese e mire e tyre jane larguar tashme nga Shqiperia, dhe ketu po ngelin vetem te pa aftet. Nuk eshte aspak e vertete budallalliku qe thua ti se mjeket tane ikin e punojne pastrues. Mjafton te dish gjuhen dhe te japesh dy provime dhe punon direkt ne profesion dhe per ato qe jane vertete inteligjent kjo gje nuk eshte aspak e veshtire. Personalisht njof disa mjeke qe kane ikur ne Amerike, Kanada dhe Gjermani. Madje per njerin di se eshte bere dhe shef departamenti ne Gjermani. Une jetoj vet ne emigracion dhe e di se sa te veshtira jane gjerat atje, por dhe ketu duket sikur situata po perkeqesohet dita dites… Shumica e mjekeve nuk largohen per te miren e vet por largohen per ti dhene nje te ardhme me te mire femijeve te tyre!

        1. Me sa shkruan ti jo vetem qe nuk njeh profesionin e mjekur por edhe ate universitar:
          Atehere, ta kuptosh:
          – Gjermania dhe gjithe kontinenti Evropianka njohje legale te profesionit dhe ti nuk mund te jesh mjek pa njohur provimet e pa kaluar specializimet dhe licencat. Te flas sepse kam mbi kurriz emigracion studime dhe shkolle te huaj.
          – Mjek si ky sharlatane me narkoza eshte e mbushur shqiperia. ne cdo cep rruge ka nje.
          – Ne shqiperi nuk ikin mjeket se kane zene dhjame me korrupsion, por studentet e ata nuk kane akoma femije keshtuqe nuk kane per cfare te ardhme te luftojne.
          – Sigurisht edhe ti si te tjeret, njeh shefa dhe profesore departamentesh qe per 2 provime do behen presidente. Edhe nje per nje diplome EU laborante qe duhet te homologohet nuk te pranojne ne sistemin shteteror aq me teper per universitetin dhe specializimin ne Shqiperi. Mjaft me dokrra..e vazhdo lexo temen. Po te duash mund edhe te marresh info ne portalin deutschland.de

          1. Une di qe te aplikosh anestezine duhesh qe te jesh mjek anestezist, nuk duhet te aplikoje anestezine nje mjek i thjeshtë aq me teper nje dentist. Anestezia nuk eshte buke e djath ajo ka mjaft rreziqe.
            Per te thene te verteten ne Gjermani te fusin ne anestezi per nje heqe te thjeshte dhemballe gje e cila behet shume mire dhe me nje mpirje lokale.
            Une njoh dhe shefa por nuk po flisja per to, zakonisht shefat dhe profesoret jane llumi i shoqerise.
            Po flisja per mjeket e thjeshte, te cilet jane shume me te zote se shefat e tyre dhe qe me forcat e veta kane ndjekur specializime disa vjecare neper bote (Europe Amerike, Japoni), duke ju lepire madje duke shkruar dhe libra ne emer te shefave te tyre.
            Une asnjehere nuk thashe se eshte e thjeshte, patjeter qe duhet te japesh provime shtese.
            Por ka disa persona qe ia kane dale.
            Pastaj ca kujton ti se europa eshte fush me lule, sa mijra persona vdesin cdo vit si pasoje e mjekeve ne Gjermani, diferenca eshte se atje nuk kryqezohet njeri publikisht si ketu te ne.

  4. Ore po me ben shum habi ai sharlatan gjysh qe nuk la ekran pa dal e llomotit tërr tërrr…ka nje dinjitet robi ne respektimin e mortit …nuk mund te kërkosh protagonizem me vdekjen e nje foshnjeje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *