• |
ide | kryesore

Olivia Wilde kundër romancës së re të Taylor Swift

Paparazzi



Oliva Wilde duket se është kundër romancës së re të Taylor Swift me Travis Kelce.

Regjisorja e “Don’t Worry Darling”, shkroi në Instagram Story për të ndarë një pamje të një postimi në Twitter ku shkruhej: “Do të doja që Taylor Swift të ishte dashuruar me një shkencëtar”.

Pas thashethemeve për një romancë mes të dyve dhe paraqitjes së këngëtares në ndeshjen e Kansas City Chiefs, shitjet e fanellave të Kelce janë rritur gati 400%.

Swift u fotografua për herë të fundit duke parë Chiefs të përballen me New York Jets më 1 tetor në MetLife Stadium, së bashku me miqtë e saj të famshëm: Blake Lively, Ryan Reynolds, Hugh Jackman dhe Sophie Turner.

Dhe ndërsa disa fansa ishin të lumtur për fitoren e ekipit, të tjerë u fokusuan tek muzikantja e cila flirtonte me atletin nga larg. Kelce, nga ana e tij ka folur për marrëdhënien me 12 herë fituesen  e Grammy.

Ai zbuloi gjatë episodit të së martës të podcast-it “Chasin’ It” se nuk e kishte idenë se do të kthehej në një rrëmujë të tillë. “Por nuk mund të zemërohem me mënyrën se si është paraqitur e gjithë situata”, i tha ai bashkë-prezantuesit Trey Wingo.

Ndërsa këngëtarja e “Back to December” nuk ka folur për marrëdhënien, lidhja e tyre duket se është serioze pasi një burim i brendshëm pohoi se ylli i NFL është “plotësisht i dashuruar me të”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *