• |
ide | kryesore

Sulmi Hamasit, Kurti: Jam i shqetësuar me krimet kundër civilëve!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti: Jam i shqetësuar me krimet kundër civilëve pas sulmeve të Hamasit në Izrael



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se është i shqetësuar me “krimet kundër civilëve dhe me rritjen e numrit të të vrarëve” pas sulmit të grupit militant Hamas në Izrael.

Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vrarë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në Gaza, më shumë se 500 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

“I bashkohem thirrjes së aleatëve për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre veprimeve dhe mbështetjen e të drejtës së Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorizmit dhe kërkesës për lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, tha Kurti në X, ish-rrjetin social Twitter.

Izraeli lidhi marrëdhënie diplomatike me Kosovën në shkurt 2021, një vit pasi e njohu pavarësinë e saj të shpallur nga Prishtina më 2008.

Më herët të hënën, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se e ka urdhëruar “rrethimin e plotë” të Rripit të Gazës, duke shtuar se autoritetet do ta ndërpresin rrymën, si dhe nuk do ta lejojnë futjen e ushqimit e as karburanteve.

Izraeli e kontrollon hapësirën ajrore mbi Gaza dhe vijën bregdetare të saj, si dhe kufizon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të futen brenda pikave kufitare dhe të dalin jashtë tyre.

Ngjashëm, Egjipti kontroll se kush futet dhe kush del jashtë kufirit të tij me Gazën.

Autoritetet izraelite njoftuan se ushtria izraelite i ka sulmuar më shumë se 1.000 caqe brenda Rripit të Gazës gjatë natës mes 8 dhe 9 tetorit.

Alarme për sulme ajrore janë lëshuar të hënën në Jerusalem dhe në gjithë Izraelin, pasi Hamasi po vazhdon të hedhë raketa nga Gaza, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

Të hënën u raportua për së paku tri shpërthime në Jerusalem. Nuk është e qartë nëse shpërthimet erdhën si pasojë e rënies së raketave, apo parandalimit të tyre nga mbrojtja ajrore e Izraelit.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari, tha se ushtria e ka rimarrë kontrollin në shumicën e komuniteteve afër Gazës, megjithëse luftime të izoluara me palestinezë të armatosur po vazhdojnë.

Izraeli i ka thirrur të hënën rreth 300.000 ushtarë rezervistë për të luftuar kundër Hamasit. Ushtria e Izraelit e përshkroi këtë thirrje si më të madhën në historinë e Izraelit për një kohë kaq të shkurtër.

Më shumë se 123.000 palestinezë në Rripin e Gazës janë zhvendosur brenda vendit, si pasojë e sulmeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli në enklavën bregdetare, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare të hënën.

Njerëzit kanë ikur për shkak të frikës, ose për shkak se shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga sulmet, tha zyra e OKB-së./REL



3 Comments

  1. Mos u shqeteso o al bin se do ta gjejme nje zgjidhje……..po shiko vendin tat or derdimen se s’te pjerdh njeri per me tej.

  2. ketij koqes Al Bin i duket vetja figure e rendesishme ne politiken boterore Ne fakt nuk e pjerdh njeri as ne ballkan se e dine cfare karagjozi eshte dhe askush nuk eshte i interesuar per Kosoven

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *