• |
ide | kryesore

Tjetër tërmet i fortë në Afganistan, shënohen 100 të plagosur

Lajme, Planet
Elbasan tërmeti



Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Afganistanin perëndimor vetëm disa ditë pas dy tërmeteve të mëdha në të njëjtin rajon, ku u vranë më shumë se 2 mijë njerëz. Tërmeti i ri me magnitudë 6.3 goditi rreth orës 05:10 me orën lokale të mërkurën, 28 kilometra në veri të qytetit të Heratit, sipas shërbimit gjeologjik të SHBA.

Sipas raportimeve të para, më shumë se 100 persona u plagosën dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarët shëndetësorë. Qindra shtëpi janë shkatërruar, ndërsa autostrada Herat-Torghondi është bllokuar. Afganistani goditet shpesh nga tërmetet, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *