• |
ide | kryesore

Aksidenti te diga e Liqenit, policia arreston shoferin, në kërkim edhe për dhunë në familje

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin në Liqenin Artificial rreth dy muaj më parë. Emiljano Nina u arrestua mbrëmë nga shërbimet e Komisariatit Rrugor të Tiranës dhe Komisariatit nr. 4.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Escape”, për kapjen e një shtetasi në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar, i cili në muajin gusht të këtij viti, përplasi automjetin që drejtonte me shpejtësi së lartë, me bordurën anësore te Liqeni Artificial dhe më pas u largua. 28-vjeçari, i shpallur në kërkim edhe për dhunë në familje, pasi është dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në të dhënat për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Për këtë rast është finalizuar operacioni policor i koduar “Escape”, si rezultat i të cilit, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “5 Maji”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi: Emiljano Nina, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në muajin gusht të këtij viti, duke drejtuar një automjet tip “BMW”, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore te Liqeni Artificial. Pas aksidentit, ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu, ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. psikopatia eshte pakete veprimesh
    makina e shtrenjte
    ikje nga policia
    dhuna ne familje
    tradhetia
    mungesa e dhembshuris etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *