• |
ide | kryesore

I riu bën selfie në vendin aksidentit, valë reagimesh në rrjetet sociale

Arkiva, Lapsi Leaks
aksidenti



Është bërë virale fotoja që gazetari i portalit “ilPiacenza.it”, Stefano Pancini bëri të enjten në vendin e një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi në qytetin Emilian dhe që më pas i kushtoi jetën një gruaje të përfshirë.

Në foton e publikuar nga gazetari shihet një kalimtar, një djalë i ri, duke bërë një selfie me sfondin e një të plagosuri rëndë në tokë dhe mjekët që përpiqen ta ndihmojnë. I riu që bëri selfien më pas u largua para se oficerët e policisë të mund ta ndalonin për ta identifikuar.

Fotoja po bën xhiron e internetit dhe po shkakton reagime dhe indinjatë të forta. Disa komente që janë shfaqur në rrjetet sociale janë: “Nuk është e mundur”, “Sa e dhimbshme”, “Bezdi”, “Kanë humbur dritën e arsyes”, “E turpshme”, “Tani jemi në fund të logjikës”, “Imorale”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *