• |
ide | kryesore

Video/ I kërkoi një selfie e kërkoi ta mashtrojë, tërbohet Gimenez me tifozin: “Mendon që jemi budallenj?”

Sport, Video
Gimenez



Të shumtë janë tifozët që presin me durim çdo ditë jashtë qendrave sportive të skuadrës së tyre të preferuar për të marrë një autograf apo për të bërë një selfie me idhujt e tyre të futbollit. Ndonjëherë, megjithatë, gjërat nuk shkojnë plotësisht mirë. Ajo që ndodhi pasditen e djeshme jashtë Ciudad Civitas Deportiva Atlético de Madrid, terreni stërvitor dhe baza akademike e Colchoneros, është dëshmi e kësaj. Mbrojtësi Josè Gimenez ndaloi në makinën e tij për të bërë disa selfie me disa tifozë të rinj. Njëri prej tyre, megjithatë, ka tentuar ta “mashtrojë”, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm dhe të furishëm…

SELFIE ME FILTRA, GIMENEZ TËRBOHET

Pasi ka përfunduar stërvitjen me Atleticon, në prag të ndeshjes vendimtare të kthimit të çerekfinaleve të Champions League kundër Borussia Dortmund, Gimenez i lejoi vetes të bënte foto me disa tifozë. Njëri prej tyre u afrua për të bërë një selfie, por ai përdori një filtër që e mërziti jo pak lojtarin uruguaian: “Ju nuk jeni tifozë të vërtetë, është për shkak të njerëzve si ju që lojtarët nuk ndalojnë. Ju mendoni se jemi budallenj?”, nënvizoi mbrojtësi i Colchoneros.

Videoja e episodit filloi menjëherë të qarkullonte në rrjetet sociale, duke u bërë shpejt virale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *