• |
ide | kryesore

Aksidenti me 8 viktima/ Prokurori: Makina me qira, pas identifikimit, kontaktojmë me ambasadat

Lajme, Të fundit



Ekspertë mjekoligjorë nga Tirana pritet të shkojnë pranë aksit Këlcyrë-Përmet për të bërë autopsinë e viktimave. Drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Petrit Çano, thotë se pas identifikimit do të bashkëpunohet me ambasadat përkatëse për të dërguar trupat e pajetë pranë familjarëve. Ai tha se me konstatimin e patrullës së policisë, mjeti është rikthyer në drejtim të qytetit të Përmetit me shumë shpejtësi. Po ashtu, ai shtoi se ngjarja ka ardhur rrjedhojë e një ngjarjeje tjetër kriminale, atë të të transportit të personave që në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin shtetëror për të vijuar më pas në BE.

“Ne jemi informuar nga drejtoria e policisë. Së bashku me prokurorin e gashëm kemi ardhur në vendngjarje. Kemi organizuar punën për kqyrjen me kujdes të kufomave dhe identifikimin e tyre. Më pas do të punojmë për të zbuluar shkaqet dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla. Me konstatimin e patrullës së policisë, mjeti është rikthyer në drejtim të qytetit të Përmetit me shumë shpejtësi. Nuk mund ta përcaktojmë sa ka qenë, sepse do dalë nga hetimet në vijim. Ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfunduar në këtë pjesë.

Vetëm drejtuesi i automjetit është nga qyteti i Shkodrës, automjeti është dhënë me qira nga pikat e dhënies me qira. Pra nuk është pronari i mjetit. Të gjithë të tjerët janë persona nga vendet e treta. Nuk i kemi identifikuar dhe nuk i dimë cilave shtetësi i përkasin. Jemi duke pritur ekspertët mjekoligjorë për ekzaminimin e tyre. Pas identifikimit do të bashkëpunojmë me ambasadat përkatëse për të dërguar trupat e tyre. Nuk mund të themi se është thjesht një aksident. Kjo ka ardhur rrjedhojë e një ngjarje tjetër kriminale, atë të të transportit të personave që në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin shtetëror për të vijuar më pas në BE. Është kombinim i këtyre 2 veprave penale të cilat do i shikojmë në thellësi për të zbardhur dhe shkakun”, tha prokurori Çano.



2 Comments

  1. Ikni or plehra, ja keto jane pasojat e policise shkerdhate qe ka policia.. i lini fakirat te kalojne se askush nuk qendron ne kete vend te mallkuar qe po e bejne gogol edhe per afrikanet qe do sjellin ne Lezhe! Pthu i paci ne qafe ato vdekje njerez te ligj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *