• |
ide | kryesore

Aksidenti, 70-vjeçarja shqiptare në Itali ndërron jetë pas dy ditësh në spital

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 70-vjeçare shqiptare e cila ishte përplasur nga makina para dy ditësh në qendër të Kremones ka ndërruar jetë në spital.

Gjendja e saj, e cila menjëherë pas aksidentit nuk dukej kritike për jetën, u përkeqësua për shkak të një hemorragjie në tru. Ndonëse iu nënshtrua një operacioni, ajo nuk mundi të mbijetonte.

Viktima po kalonte Corso Cavour rreth orës 10 të mëngjesit, kur ajo u godit nga makina. Sipas policisë e moshuara shqiptare u përplas në një vendkalim për këmbësorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *