• |
ide | kryesore

Kriset miqësia mes Sophie Turner dhe Priyanka Chopra?

Paparazzi



Sophie Turner ka hequr nga miqtë në Instagram gruan e Nick Jonas, Priyanka Chopra, mes divorcit të saj nga Joe Jonas.

Megjithatë, Turner vazhdon të ndjekë Nick, Kevin Jonas dhe gruan e tij, Danielle Jonas, si dhe Joe Jonas. Gjatë lajmeve për ndarjen e Joe dhe Sophie , doli një raport që pretendonte se Priyanka ndihej “e kapur në mes” të betejës midis aktores dhe vëllait të burrit të saj.

“Sophie dhe Joe nuk i kanë përfshirë miqtë e tyre në këtë situatë, por disa janë kapur në mes të kësaj rrëmuje,” tha një burim i brendshëm për Life & Style.

“Ajo dhe Sophie ishin shumë të afërt,” shtoi burimi për Priyanka, e cila ka një vajzë me Nick. “Një herë Sophie mendonte se ajo dhe Joe do të transferoheshin në Londër dhe po ashtu edhe Nick dhe Priyanka. Priyanka e do Sophie dhe vajzat.

Aktorja e cila u martua me Nick-un në vitin 2018, foli më parë për marrëdhëniene saj me Sophie dhe Daniellenë një intervistë të vitit 2019 me Elle. “Unë kurrë nuk kam pasur një motër, kështu që sa mirë që kamDanielle dhe Sophie,” tha Chopra për median.

Priyanka gjithashtu komplimentoi Sophie në intervistën, e cila u zhvillua përpara se ajo dhe Joe të lidhnin kurorë në Francë. “Sophie është super e talentuar, super qesharake dhe ne argëtohemi kur dalim bashkë. Ajo është e pabesueshme”, tha Priyanka në atë kohë. “Ajo do të jetë zonja e re Jonas. Mezi pres që të bashkohet me familjen.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *