• |
ide | kryesore

Shtohen emrat në garën për prokurorë të SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shtohen emrat në garën për prokurorë të SPAK



Vazhdon gara në SPAK për tre vendet vakante në këtë institucion.

Prokurori Pali Deçolli, prokurori Bledar Maksuti, prokurorja Anita Jella, prokurori Ndini Tavani janë kandidatët e fundit në listën e prokurorëve që kanë shprehur interes pranë KLP-së, për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme pranë SPAK.

Më herët kanë dorëzuar kandidaturën Prokurorja Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi e pas tij edhe prokurori Olsi Dado. Ndërkaq, prokurori Kreshnik Ajazi ishte aplikanti i tretë për postin e ngritjes në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK.

Sot është afati i fundit për aplikime për tre vende vakante në SPAK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *