• |
ide | kryesore

Berisha: Kurti erdhi dhe i vari Ramës teneqenë që meritonte!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha: Kurti erdhi dhe i vari Ramës teneqenë që meritonte!



Sali Berisha, doli në një deklaratë për shtyp në lidhje me samitin e djeshëm.

“Samiti evropian u mblodh, por sherret ballkanike mbeten. Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet tokë sherri në Europë. Samiti ishte ngjarja më e madhe për rajonin. Rikonfirmonte mbështetjen e perspektivës evropiane për kombet e rajonit.Ky samit pati rezultat tjetër shumë të rëndësishëm, varrosjen në piramidën e diktatorit më stalinist të Europës, Enver Hoxhës, të projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur dhe së bashku me të të ëndrrës së Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, për ndarjen e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Vetë, me mbledhjen e tij në Tiranë, samiti sillte në Ballkanin perëndimor, antidotin e sherrit, por ky efekt nuk pati. Pse kjo? Sepse përtej fasadës, mikpritësi është vetë sherri.

Ai, në prag të samitit, jo që nuk synoi qetësimin e sherreve ekzistuese, në të cilat ai vetë është përfshirë, por bëri gjithçka që t’i hapte ato më shumë. Tre ditë përpara samitit, ai mbajti një fjalim koprolalik, të llojit të Enver Hoxhës, kundër udhëheqjes politike të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, për fajin e vetëm se kanë kundërshtuar ndërhyrjet brutale të tij si argat i Vuçiçit në punët e brendshme të vendit të tyre dhe projektin antishqiptar të ndarjes së Kosovs mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Kështu, Rama jo vetëm që nuk punoi për shkrirjen e akujve mes Tiranës dhe Prishtinës, por në prag të samitit bëri të kundërtën, vazhdoi luftën e ftohtë të nisur prej vitesh nga ai. Përveç këtyre, ajo që ra në sy ishte paraqitja hund e buzë e kryeministres Brnabiç në krah të argatit të Beogradit. Me gjuhën e trupit dhe mimikën shpërfillëse, ajo shprehu mesazhin e padronit të tij, argatit, se nuk ke bërë mirë detyrën, ishe zotuar se Kurti nuk do vinte në samitin e Tiranës.

Në fakt Rama, muaj më parë kur vendosi i pari sanksionet ndaj Kosovës, kishte paralajmëruar se për Kurtin nuk do të kishte vend në samit, sikur të ishte ky samit personal i tij dhe jo i BE dhe rajonit. Por Kurti nuk ra në kurthin e tyre dhe megjithëse Rama nuk kurseu gjë për ta irrituar dhe dekurajuar, në mënyrë që të refuzonte ardhjen në Tiranë, kjo nuk ndodhi.

Albin Kurti erdhi dhe i vari Ramës teneqenë që meritonte. Takimi i vetëm biletaral në këtë samit, i njoftuar nga media, ishte takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz,” tha Berisha.



10 Comments

  1. U be edhe ky “nongratta” te flase kunder Rames nga inati qe arriti te beje samitin ne Tirane
    dhe miku i tij Makron i dha dekoraten e larte Kadarese. Keto jane rezultate dhe jo ato gjerat e
    vogla qe beri ky “Salihu i Vucidolit”. Eshte kollaj te futesh Shqiperine ne Nato, te liberalizosh vizat
    te besh rrugen e kombit, te dyfishosh rrogat e pensionet, te trefishosh rrjetin rrugor, te shkaterrosh
    bandat, te rritish ekonomine e mireqenien, po aje i zoti te mbledhesh Samitin ne Tirane, a je i zoti te
    futesh ne burg 38 000 qytetare brenda nje viti per fatura energjie, a je i zoti te prishesh mbi
    9000 shtepi e te nzjerresh banoret jashte pa tu dridhur qerpiku, a je i zoti ti zbosh mbi 900 mije
    shqiptare nga Shqiperia, a je i zoti te dyfishosh cmimet e mallrave ushqimore, a je i zoti te
    dy e trefishosh pagat e depudeteve, ministrave, drejtoreve , gjykates kushtetuese e le lesh ne
    vend pensionet , a je i zoti qe armikun ta besh mik dhe vellain ta besh armik sic po ben gjigandi
    yne. Prandaj me mire qepe.

    1. O komunist non grata,lideret e Europes erdhen ,vleresuan punen e Rames dhe ty te varen teneqen

  2. Plastë syri i keq.
    Bëfshin uf e if, puf e pif, dhe ngordhshin nga marazi, gjithë maskarenjtë e delenxhinjtë e këtijë kombi, andej e këtej kufiri.O loqe qe kurre nuk u poqe,salihu arritje te medha me pasoja katostrofike si vrasja e remzi hoxhes, shitja e armeve e naften serbise firmat piramidale 1997 ta vdekja e 3000 shqiptareve,grushti i shtetit 98 kur vrau azemin,pashkon e hodhi ne det,Gerdeci trebicka klubi partizani dhe e fundit pallati 64 kate me vlere 100 milion euro.keto jane disa nga arritjet e salihut,sa per naton dokumentin e antarsimit e ka marre Bamir Topi o loqja e majte e salihut
    Po flet Llaxorja salih karaxhici

  3. Pse nevrikosesh o burre, une levdova bablokun tend dhe shava “nongraten”, me fakte.
    Dhe faktet nuk i merr era, jane aty si psh gjeneratoret qe u ndryshken se mbeten pa pune
    pas vitit 2005 kur “nongrata ” beri te mundur 24 ore drita pa nderprerje.,

  4. Edi Rama mblodhi te gjithe presidentet dhe kryeministrat e BE dhe kjo terbon kurven e vucidolit qe sja var njeri po trajtohet si non grata dhe nga europianet

    1. Plastë syri i keq.
      Bëfshin uf e if, puf e pif, dhe ngordhshin nga marazi, gjithë maskarenjtë e delenxhinjtë e këtijë kombi, andej e këtej kufiri.O loqe qe kurre nuk u poqe,salihu arritje te medha me pasoja katostrofike si vrasja e remzi hoxhes, shitja e armeve e naften serbise firmat piramidale 1997 ta vdekja e 3000 shqiptareve,grushti i shtetit 98 kur vrau azemin,pashkon e hodhi ne det,Gerdeci trebicka klubi partizani dhe e fundit pallati 64 kate me vlere 100 milion euro.keto jane disa nga arritjet e salihut,sa per naton dokumentin e antarsimit e ka marre Bamir Topi o loqja e majte e salihut

  5. Po cke ti me Kurtin, cfar te lidh ty me Kurtin dmth. Kurti u fut plumbin terroristave serb, kurse ti terroristat grek i ve si kandidat. Ik o Sali Kulla, ik te shpetojn demokratet e shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *