• |
ide | kryesore

30 deputetë të PD në krah të studentëve të mjekësisë, çojnë ligjin në Kushtetuese

Lajme, Të fundit



30 deputetë të Partisë Demokratike kanë dalë në mbështetje të studentëve të mjekësisë që kërkojnë shfuqizimin e ligjit që i detyron ato të punojnë në Shqipëri për 5 vite ose në të kundërtën do duhet të paguajnë shifrën prej 250 mijë lekësh për një vit.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka informuar për një kërkesë të përgatitur nga studentët e mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Qeverisë që nuk pajisë për 5 vite me diplomë mjekët e rinj. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

‘Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetutese ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite. Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre.’ – shkruan Bardhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *