• |
ide | kryesore

Me thirrjet “Bashkohuni me ne”, studentët e Mjekësisë zhvendosen te Ministria e Arsimit

Lajme, Të fundit



Me thirrjet “Bashkohuni me ne”, studentët e Mjekësisë kanë marshuar nga godina e kuqe te Ministria e Arsimit, teksa protestojnë kundër vendimit të qeverisë që i detyron që të punojnë për 5 vite në vedn, pas përfundimit të studimeve.

Studentët e kanë bojkotuar mësimin, që në nisje të vitit të ri akademik, teksa i kanë kërkuar qeverisë që të tërhiqen nga ky ligj.

“Ministria e turpit”, kanë brohoritur njëzëri studentët, teksa janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit. Në formë simbolike ata kanë vendosur edhe pranga në duar. Ndërkohë për mikrofonin e Faxnews, ata thanë se bojkoti i tyre do të jetë pa afat.

Studentet kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron të qëndrojnë për 5 vite në vend, pas përfundimit të studimeve.

Rikujtojme se sipas vendimit, studentët që nisin këtë vit studimet, duhet të qëndrojnë për 5 vite ne vend. Studentët e Mjekësisë nga viti i dytë deri në të katërt do duhet të punojnë në Shqipëri për 3 vjet, ndërsa ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë do duhet të punojnë 2 vjet me detyrim për të tërhequr diplomën, ndryshe do paguajnë koston reale të studimeve të tyre në Shqipëri.

Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur.



4 Comments

  1. gjeni ndonje kauze tjeter, qe sju ben njeri leksione dhe praktika, qe behen doktore me mik ne qsut, qe jepen leke nga roja spitalit infermieri e cdo doktorr per te marre sherbim, qe marrin mjekim te gabuar e vdesin paciente pafund, qe jane shtua thotë:

    gjeni ndonje kauze tjeter, qe sju ben njeri leksione dhe praktika, qe behen doktore me mik ne qsut, qe jepen leke nga roja spitalit infermieri e cdo doktorr per te marre sherbim, qe marrin mjekim te gabuar e vdesin paciente pafund, qe jane shtuar kancerat nga ndotja e Tiranes prej betonit… per kete protestoni

  2. Dhe qe jane brryla e marrin 10ta kot pa ditur asgje, qe nuk ngel me njeri ne klase dhe merr noten njesoj si ai qe meson dhe ai qe smeson hic, qe drejtoresha zgjidhet te drejtoje qendren me te rendesishme praktike dhe sherbyese te pacienteve jo per merite, por se eshte motra e nudistes es se frances ish e dashura e kryeministrit dhe qe ska punuar nje dite te vetme si mjeke… Ka plot kauza me te drejta per te protestar, e atehere do mbeshteteni..

  3. i paskan lene kafenete para drejtorise dhe rrotull spitalit pa pune kta, dhe doktorret te korrin rehat me rektorin-kryekirurg me detyrim paraqitjeje dhe drejtoreshen me krevat dopio ne zyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *