• |
ide | kryesore

Travis Kelce flet për takimin e babit të tij Me Taylor Swift

Paparazzi



Travis Kelce ka folur së fundmi për takimin e babait të tij me Taylor Swift.

Në episodin e fundit të podcast-it të tyre New Heights, Travis Kelce dhe Jason Kelce ndanë një përvojë zbavitëse që përfshin të dashurën e përfolur të Travis, Taylor Swift, duke biseduar me babanë e tyre gjatë transmetimit të futbollit të së enjtes mbrëma.

Këngëtarja ishte e pranishme në lojën Kansas City Chiefs kundër Denver Broncos, duke nxitur më tej spekulimet për marrëdhënien e saj me Travis.

Përveç komunikimit me mamanë e tij, Donna Kelce (a.k.a. Mama Kelce), në Arrowhead Stadium, artistja  u pa gjithashtu duke biseduar me babain e tij, Ed Kelce.

Jason vendosi skenën, duke thënë: “Nëse po e shikonit ndeshjen, keni parë diçka të rëndësishme që po ndodhte, që ishte Taylor Swift duke folur me Ed Kelce.” Dy vëllezërit, të cilët njihen për shakatë e tyre në podcast, nuk mund të mos qeshnin për situatën.

Travis tha: “Po, Taylor duke folur me babin, ju tashmë e njihni babin,  ishte një situatë e frikshme. U ndjeva tmerrësisht keq  për Taylor.”

Megjithatë, vëllezërit Kelce nxituan ta lavdërojnë babin e tyre. Travis theksoi, “Babai ynë është babai më i mirë në botë; ai është një bashkëbiseduesi shkëlqyeshëm”.

Jason shtoi, “Ishte bukur sepse mamaja po merrte mjaft vëmendje, kështu që ishte mirë ta shihje babin në televizor për pak.”

Taylor bëri bujë muajin e kaluar kur ajo ndoqi ndeshjen e Travis kundër Chicago Bears, madje e ulur pranë Donës gjatë gjithë ndeshjes.

“Ishte e mrekullueshme se si të gjithë në suitë nuk kishin asgjë tjetër veçse gjëra të shkëlqyera për të thënë për të. E dini, miqtë dhe familja.”, u shpreh Kelce./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *