• |
ide | kryesore

Shpërthimi në spitalin në Gaza/ Inteligjenca amerikane: Kanë ndërruar jetë rreth 300 persona

Lajme, Të fundit



Komuniteti i inteligjencës amerikane vlerëson nga 100 deri në 300 njerëz mund të jenë vrarë në shpërthimin në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza dhe ka pasur vetëm dëmtime të lehta strukturore në spital, shkruajnë mediat e huaja.

“Izraeli ndoshta nuk e bombardoi Spitalin e Rripit të Gazës: Ne gjykojmë se Izraeli nuk ishte përgjegjës për një shpërthim që vrau qindra civilë dje (17 tetor) në Spitalin Al Ahli në Rripin e Gazës. Vlerësimi ynë bazohet në raportimet e disponueshme, duke përfshirë inteligjencën, aktivitetin raketor dhe videot dhe imazhet me burim të hapur të incidentit. Ne shohim vetëm dëmtime të lehta në çatitë e dy strukturave pranë godinës kryesore të spitalit, por të dyja strukturat kanë mbetur të paprekura”, tha ai.

Komuniteti i inteligjencës amerikane publikoi vlerësimin e tij fillestar të mërkurën se Izraeli nuk ishte përgjegjës pasi Presidenti Joe Biden deklaroi publikisht ndërsa ishte në Izrael se sulmi dukej se ishte rezultat i një rakete të gabuar të lëshuar nga një grup terrorist në Gaza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *