• |
ide | kryesore

“Më ngacmoi të dashurën”, si u tentua të vritej i mituri në Kamëz

Arkiva, Lajme, Të fundit
"Më ngacmoi të dashurën", si u tentua të vritej i mituri në Kamëz



Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli dy miqtë, A. H., dhe Xh. Ç., të cilët akuzohen se tentuan të vrisnin një 16-vjeçar në Kamëz.

Sipas dy të rinjve, 18-vjeçari A. H., qëlloi me kallashnikov ndaj të miturit pasi ai i kishte ngacmuar të dashurën e Xh. Ç.

A. H., plagosi me plumb në këmbë adoleshentin, ndërsa 19-vjeçari ka pasur rolin e ndihmësit për t’u arratisur nga vendngjarja.

Dy të rinjtë i treguan policisë vendin ku kanë fshehur kallashnikovin që u përdor në ngjarje, por uniformat blu ende nuk e kanë gjetur.

Plagosja e të miturit ndodhi të mërkurën (18 tetor) në Kamëz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *