• |
ide | kryesore

Plagoset me thikë një 16-vjeçar në Fier, dërgohet me urgjencë në spital

Arkiva, Lajme, Të fundit
fier Velipojë



Një 16-vjeçar është goditur mbrëmjen e sotme në Fier, në vendin e quajtur “Zogu i Zi. Sipas raportimeve në media 16-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për ndihmën e parë mjekësore.

Nga ana tjetër policia është duke punuar për të zbardhur ngjarjen dhe për të kapur autorin, që sipas të dhënave është identifikuar. Deri tani ende nuk dihen shumë nga rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta. Shërbimet e policisë janë duke hetuar për veprime të mëtejshme.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 16-vjeçarit. Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Zogu i zi”, Fier, dyshohet se një shtetas 16 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatarin e tij 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *