• |
ide | kryesore

Lajçak: Mbas sulmit në Banjskë normalizimi është më urgjent se kurrë

Lajme, Të fundit



I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka ndarë detaje nga takimi i emisarëve europianë dhe amerikanë në Prishtinë, me kryeministrin Albin Kurti.

Lajçak ka shkruar në Facebook se në Prishtinë ashtu edhe në Beograd kanë diskutuar me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti se si të avancohet normalizimi i marrëdhënieve dhe të arrihet progres në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

“Temë e diskutimit ishte edhe gjendja e sigurisë në veri të Kosovës. Ne i nënvizuam të dy liderëve se ngjarjet e 24 shtatorit përbëjnë një përshkallëzim të qartë dhe të paprecedentë, i cili tregon gjithashtu se si ulja e tensioneve ashtu edhe normalizimi janë tani më urgjente se kurrë. Së bashku me partnerët tanë, ne qëndrojmë të bashkuar në dënimin e sulmeve terroriste dhe theksojmë se të gjithë autorët duhet të dalin para drejtësisë, duke pritur bashkëpunim të plotë nga Serbia në këtë drejtim”, ka shkruar Lajçak.

Emisari evropian më tej ka theksuar se ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë faktin që Kosova dhe Serbia kanë hyrë në marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit në fillim të këtij viti.

“Në diskutimet tona kemi përcjellë pritjen që Kosova dhe Serbia të përmbushin plotësisht obligimet e tyre në dialog. Çdo kusht apo vonesë është e papranueshme. Falënderoj partnerët e mi për këtë vizitë dhe së shpejti do të vazhdojmë diskutimet tona”, u shpreh Lajçak.



1 Comment

  1. Lajthajcaku duhet te ndikoje me pare qe atdheu i tij, Sllovakia, te normalizoje mardheniet me Kosoven duke e njohur zyrtarisht vullnetin e popullit atje per te qene te pavarur e sovran.
    Hapi i dyte, te ndikoje te atdheu i shefit te tij, Bor(d)ell, Spanja perseri per normalizim e njohje zyrtare.
    Hapi i trete, te ndikoje edhe tek vendet e tjera te BE qe nuk e kane njohur akoma Kosoven.
    Dhe, hapi i katert, te ndikoje ne normalizimin e mardhenieve Kosove-Serbi.
    Politika te tilla boshe mbeshtetur mbi parimin “beni sic them une, por mos beni si bej une” nuk mund te kene asnje rezultat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *