• |
ide | kryesore

Lil Wayne reagon pas statujës së tij prej dylli

Paparazzi, Slider


Lil Wayne ndau së fundmi mendimet e tij për kopjen e tij prej dylli në Muzeun e Dyllit të Hollywoodit në Pigeon Forge, Tenesi.

“Më falni muzeu i dyllit, por nuk jam unë! Ju u përpoqët dhe unë e vlerësoj përpjekjen”, shkroi ai në X (i njohur më parë si Twitter) të hënën.

Kjo vjen pasi Dwayne Johnson zbuloi në Instagram se kohët e fundit ai kontaktoi Muzeun Grévin në Paris për ndryshimin e ngjyrës së lëkurës së figurës së tij prej dylli. Të dielën, aktori ripostoi videon e komedianit James Andre Jefferson Jr., duke u tallur me figurën e dyllit që ishte disa nuanca më e lehtë se Johnson.

“E dija që  @jamesjeffersonj kishte  përgatitur këtë statujë prej dylli ,” shkroi The Rock. “Për rekord,  ekipi im do kontaktojë miqtë tanë në Muzeun Grevin, në Paris Francë në mënyrë që të mund të punojmë në ‘përditësimin’ e figurës sime të dyllit me disa detaje dhe përmirësime të rëndësishme. – duke filluar nga ngjyra e lëkurës sime.” “Dhe herën tjetër që do të jem në Paris, do të ndalem dhe do të pi një pije me veten ,” përfundoi Johnson në mbishkrimin e tij./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *