• |
ide | kryesore

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet 56-vjeçari në Morinë

Lajme, Të fundit
Morinë



Një 56-vjeçar nga Kosova është arrestuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës, i kërkuar ndërkombtarisht për falsifikim dhe mashtrim.

Shqiptari i Kosovës me inicialet M.T, rezident në Tiranë kërkohej nga autoritetet zviceriane në lidhje me disa akuza të ngritura në Bernë, nga ku ka dalë vendim dhe për ekstradimin e tij.

Policia gjatë verifikimeve ka njoftuar se janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit” dhe “Pastrimi i parave”. Uniformat blu kanë nisur procedimin penal për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *