• |
ide | kryesore

Një tjetër shqiptar i shtohet listës së më të kërkuarve në Europë

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptar



Një shqiptar i akuzuar për trafik droge është futur në listën e personave më të kërkuar në Evropë. Bëhet fjalë për Fejzulla Haredini, 58 vjeç për të cilin janë vënë në kërkim të gjitha policitë e vendeve të BE. Prej kësaj fundjave, përshkrimi i tij është në listën e Europol-it, dhe është ndër emrat më të kërkuar në Europë.

Fejzulla Haredini akuzohet se ka fituar miliona euro nga trafiku i drogës në Belgjikë duke tërhequr vëmendjen e hetuesve që në verën e vitit 2013. Haredini u dënua me 13 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit. Më pas iu shtuan edhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale, pra 18 vjet në total.

Një gjyq i vitit 2021 kundër shqiptarit zbuloi se 13 nga plantacionet gjeneruan rreth 4 milionë euro, para të cilat besohet se u riinvestuan nga banda. Fejzulla Haredini ka lindur në Shqipëri, por ka jetuar në Belgjikë për shumë kohë. E gjithë familja e tij ishte e përfshirë në organizim.

Me 3 vite burg u dënua edhe djali i tij 31-vjeçar, si ndihmës logjistik dhe roje i plantacioneve. Vetë Haredini ndodhet në arrati që prej 22 shtatorit 2014. Prej asaj kohe ai nuk është parë më në Belgjikë nga policia. Shqiptari shpesh prezantohej si grek dhe përdorte pseudonime greke si ‘Spiros’, ‘Robotis Postolis’ ose ‘Vasileios Samaras’. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *