• |
ide | kryesore

Scholz: Kurti ka premtuar se do të bëjë Asociacionin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të premten, 27.10.2023, në përfundim të samitit të BE-së në Bruksel, se Kosova tashmë ka premtuar se do të realizojë Asociacionin. “Ne kemi bërë përparime në këtë çështje shqetësuese, nuk mendoj aspak si ju”, iu përgjigj politikani socialdemokrat pyetjes së gazetarit të agjencisë së lajmeve Reuters, i cili i kishte quajtur të dështuar se bisedimet e djeshmes “Kurtit dhe Vuçiçit. “Po ta vlerësoni politikisht, edhe ju do të jeni në një mendje mua”, shtoi kancelari gjerman.

“Ne kemi nga të dyja palët, si Kurti, ashtu edhe Vuçiç, nga një premtim që do t’i zbatojnë marrëveshjet bazë të Brukselit, dhe nga Kurti kemi premtimin që do të realizojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo na është thënë qartë”, tha Kancelari Gjerman.

Në konkluzionet përfundimtare të samitit dyditor të BE-së megjithatë nuk janë hequr sanksionet kundër Kosovës dhe as janë vënë sanksione të reja kundër Serbisë, siç ishte kërkuar më parë sidomos nga pala kosovare. Scholz tha se tani do të shohim se sa do të realizohen këto premtime: “Ata që kanë përgjegjësinë politike duhet të mobilizojnë forcat për të ardhmen”, tha Scholz dhe shtoi “që të dy vendet duan të hyjnë në BE”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishin takuar të enjten me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, presidentin francez, Emannuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, një përpjekje kjo e re perëndimore për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes së arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër./DW



5 Comments

  1. Pilaf Shulzi ska bythe ti tregoje vendin Serbise edhe pas autogolit te Banjskes.
    Kancelari me dhjere qe kur eshte krijuar Gjermania.

  2. TASHME ASKUSH SE HAN SAPUNIN PER DJATH SE E ZBULOJ SHIJA JU NUK GJENI ZGJILLJE NGA SHQIPTARET ZGJILLJEN E BEN VETEM ZBERJA PADREJTESIS SHEKULLORE NDAJ SHQIPTAREVE JO THURJA PADREJTESIVE TJERA SI INTERES I JUJI ME EMRIN DREJTESI SIPAS JUSH KJO ESHTE VETSHGENJIM

  3. Po Vucici , cfare premtoi ?
    Asgje. Ai nuk levizi asnje cm nga vija e kuqe qe kishte percaktuar para marveshjes se Ohrit. As sanksjone nuk ju vune ( sic pretendonte Kurti )

    Me nje fjale , me te qeshura , qetesi dhe dashuri , dhe gishti ne b…

  4. Drejtësia e re, duke pasur mbështetje të fortë nga SHBA dhe BE, po bën atë që s’kanë bërë në 30 vite, po akuzojnë zyrtarë të lartë dhe ky është misioni i tyre. Sali Berisha dhe njerëzit e tij morën dhe burgosën Fatos Nanon. Arrestimi i tij u quajt politik dhe Nano mori pafajësinë në gjykatë. Që prej asaj ditë vijon të jetë besëlidhja e madhe e kastës politike pluralë për të mos e lejuar drejtësinë të hetojë në sfera të larta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *