• |
ide | kryesore

Vuçiç: Kurti bëri një truk të bukur në Bruksel, por nuk i eci

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç: Dikush nga Serbia i ka dërguar Borrellit letër që të mos vendosë sanksione ndaj Kurtit, por ndaj vendit të tyre!



Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë detaje në një intervistë për mediat serbe mbi atë që ndodhi sipas tij në takimet e Brukselit të enjten. Ai tha se ia ka bërë të qartë kancelarit gjerman, presidentit francez dhe kryeministres italiane se çfarë mund dhe nuk mund të pranojë Beogradi.

“Ia thashë në fytyrë Scholz, Macron dhe Meloni se çfarë mund të pranonte Serbia dhe çfarë jo. Kisha në mendje njerëzit tanë dhe vendin tim, por doja që ne të shkojmë më tej dhe të arrijmë një kompromis, sepse është në interesin tonë të ruajmë paqen dhe le të vazhdojmë të flasim. Mendoj se Serbia ka pasur sukses në këtë”, – tha Vuçiq për TV Pink.

Vuçiç tha se disa shtete që rrethojnë Serbinë kërkuan që të vendosen sanksione ndaj vendit të tij për shkak të ngjarjeve në Banjskë, por nuk ia dolën pasi kjo nuk u miratua në Këshillin Evropian.

“Ka pasur tentativa nga disa nga rajoni ynë që folën për masa ndaj Serbisë. Ata u përpoqën edhe ta cilësojnë aktin në Banjskë si akt terrorist, por kjo nuk mundi të kalojë në Këshillin Evropian. Prandaj u jam mirënjohës të gjithëve që ruajtën të drejtën ndërkombëtare dhe që me këtë ruajtën stabilitetin rajonal këtu në Ballkanin Perëndimor, natyrisht duke ndihmuar në mënyrë të tërthortë ose të drejtpërdrejtë pozicionin e Republikës së Serbisë”, – tha Vuçiç.

Ai shtoi se përkundër faktit që e enjtja ishte një ditë jashtëzakonisht e vështirë, qytetarët e Serbisë mund të flenë të qetë.

“Ne do të vazhdojmë ta ruajmë stabilitetin, do të vazhdojmë të ndihmojmë njerëzit tanë në Kosovë që jetojnë në rrethana të tmerrshme, fjalë për fjalë nën terrorin e regjimit të Albin Kurtit. Me obligimet tona, duke i mbrojtur gjithmonë interesat tona kombëtare dhe shtetërore, mendoj se pozita e Serbisë në periudhën e ardhshme, pas këtij muaji të tmerrshëm për ne, do të vazhdojë të forcohet”, – tha Vuçiç.

Ai akuzoi Albin Kurtin se bërë një truk të bukur, por afatshkurtër në Bruksel. Vuçiç tha se fillimisht Kurti pati një takim me zyrtarët evropianë dhe ofroi nënshkrimin e të 3 dokumenteve. “Kjo sepse ai e dinte që pala serbe nuk do ta pranonte të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës dhe anëtarësimin në OKB. E ka provuar edhe më parë, por dje ka qenë fare i sigurt, por nuk mendoj se mund të kalojë më.

Pse e bëri? Sepse e kishte të qartë që Serbia nuk mund ta nënshkruante sepse unë e kam thënë tashmë 10 herë, por ai e di që liderët e vendeve të mëdha nuk dinë çdo detaj dhe pastaj u përpoq ta shiste. Dhe fjala është sigurisht për një truk, sepse ai nuk është i gatshëm të formojë Asociacionin”, – tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë tha se të mërkurën do të thërrasë zgjedhjet e reja dhe se është e rëndësishme që ato të zhvillohen në një atmosferë demokratike. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ta shkerdheu gruan Albini.
    Sic po e sheh Albini ka Koke shqiptari.Dhe vertetoi se ti or kriminel, nuk mund te vazhdosh ma duke u sjelle si i pervuajtur,fale mimikes feminore qe ke.
    Bashkoju Edvin Pashiqit dhe bani gojore njeri tjetrit,si Safet Gjici.

    1. Qeke budalla nacionalist. Vuçiç arriti te ndaloje perkrahjen e botes per Kosoven ne: fonde, integrim evropian, inegrim atlantik, rritje ushtarake..Une them se e ka bere me dijenine dhe ndihmen e Kurtit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *