• |
ide | kryesore

Dalin rezultatet e para të autopsisë së Matthew Perry

Arkiva, Lajme, Të fundit
perry



Kanë dalë rezultatet e para nga autopsia e kryer prej ekspertëve në trupin e aktorit Matthew Perry. Detajet kanë dhënë një pamje të re të orëve të fundit të aktorit të dashur të serialit “Friends”. Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, testet fillestare toksikologjike nuk kanë treguar shenja të substancave fentanil ose metadon në sistemin trupo të Matthew në momentin e vdekjes.

Testet ende nuk janë aq të thella dhe se raportet e plota të toksikologjisë janë ende duke u zhvilluar. Megjithatë, ekspertët kanë hedhur poshtë për momentin mundësinë e një mbidoze të substancave metadon ose fentanilit si shkak i vdekjes. Testi i plotë do të zbulojë nëse “ylli i Friends” kishte sasi të dëmshme të barnave me recetë në trupin e tij në kohën e vdekjes. Rezultatet e plota ka të ngjarë të kërkojnë diku nga 4-6 muaj për t’u plotësuar. Vetëm atëherë mjekët ligjorë do të konfirmojnë shkakun e vdekjes së aktorit.

Aktori i Chandler Bing në një prej sitcom-eve më të njohura të të gjitha kohërave ndërroi jetë tragjikisht të shtunën. Ai u gjet i mbytur në një vaskë të nxehtë apo xhakuzi. Burime nga forcat e zbatimit të ligjit i thanë faqes amerikane të lajmeve TMZ se në shtëpinë e tij u gjetën barna me recetë. Autoritetet raportuan se “gjetën në shtëpi antidepresantë, ilaçe kundër ankthit dhe një ilaç për problemet në frymëmarrje”.

Nuk konfirmohet ende nëse Perry kishte ndonjë drogë në trupin e tij në momentin e vdekjes. Një tjetër autopsi është kryer të hënën dhe rezultatet e saj mund të mos dihen për muaj të tërë. Aktori ishte i varur nga ilaçi kundër dhimbjeve Vicodin pas një rrëzimi me ski në 1997. Në kulmin e varësisë së tij nga Vicodin, ai merrte 55 tableta në ditë përpara se të pranohej në një qendër rehabilitimi për herë të parë. Gjatë gjithë betejave të tij ndaj varësisë, Perry ka rrëfyer se ai kreu 14 operacione dhe shkoi në rehabilitim mbi 15 herë.

“Mjekët i thanë familjes sime se kisha 2% mundësi për të jetuar. Kjo ishte koha kur unë vërtet iu afrova fundit të jetës sime” – rrëfeu ai. Perry shkroi në kujtimet e tij se kishte shpenzuar mbi 7 milionë dollarë kundër varësive nga alkooli dhe ilaçet. Më vonë në një intervistë për “New York Times” ai tha se shifra ishte afër 9 milion dollarë. “Kam qenë në një institucion mendor, kam shkuar në terapi dy herë në javë për 30 vjet, kam qenë në derën e vdekjes” – tha aktori. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *