• |
ide | kryesore

“Rezervat nuk sakrifikojnë”. Nica shigjeton zëvendësuesit, Mehmeti fërkon duart: “Nuk donim të humbnim”

-Instant, Sport
Nica



“Nuk mund të thuash për Dinamon se është skuadër e lehtë. Kampionati është i gjatë dhe situatat sa vijnë e vështirësohen. Dinamo ka lojtarë me kualitet dhe po përshtaten. Ndaj parashikohej ky rezultat për këto gjëra që thashë”. Stavri Nica shtrëngon pikën e marrë pas barazimit 0-0 me Dinamon, por i kënaqur nuk është. Tekniku i Kukësit shigjeton zëvendësuesit, që nuk i kanë dhënë atë që Nica priste prej tyre. “Më kryesore është se lojtarët që ndërrohen të tregojnë më shumë karkter. Por kur ata të ulin lojën është për t’u pare”.

Tekniku i veri lindorëve shpjegon më në detaje pakënaqësitë e tij. “Futëm një futbollist të ri në pozicionin e Salamit dhe ai na uli ritmin e krahut dhe një mundësi që pati për t’i shërbyer golit nuk e bëri – tha Nica -. Këta janë lojtarët e ri që nuk kanë eksperiencat e duhura dhe duhet të vuash. Ne pretendojmë gjithmonë të fitojmë në fushën tonë, por ngelet për të zgjidhur problemet brenda, si çështje karakteri dhe shpirt gare.

Në fund, Nica i bën kërkesën drejtuesve të Kukësit për të lëvizur në merkato, edhe pse deri në janar ka shumë javë përpara. “Skuadra ka reaguar. Nuk dënoj skuadrën, por si do të plotësohen mungesat dhe rezervat që nuk sakrifikojnë. Kjo është pikëpyetje e madhe, duhet plotësuar skuadra me lojtarë të Superligës”.

MEHMETI: MORËM ATË QË DESHËM

“Shumë e rëndësishme ishte që sot të mos humbnim. Sigurisht që e përgatita ekipin për fitore, por duke pasur probleme në fazën mbrojtëse, është pozitive që sot nuk pësuam”. Dritan Mehmeti e ka Dinamon të parafundit, por megjithatë i gëzohet pikës së marrë në Kukës. Tekniku ka ruajtur pathyeshmërinë prej tre ndeshjesh që kur ka marrë drejtimin e Dinamos: “Duke parë të tre ndeshjet, jam i kënaqur, sot jo më tepër për pikën por më shumë për lojën që ka ardhur në rritje. Skuadra ka filluar të më ndjekë dhe të bëjë detyrat që i kam dhënë dhe në pjesën e dytë ishim shumë më dominues. Më vjen keq se duhet që në zonën e 20 metrave të fundit duhej të ishim më të qetë dhe kujdesshëm në mënyrën se si të shkonim te goli, nxitimi të çon në gabim”.

Lexo më tej: Video/ Reçi i pafat me traversën, Zabërgja “mallkon” asistentin: Kukësi e Dinamo ndajnë pikët

Tekniku dinamovit pastaj justifikoi me mungesën e njohjes së skuadrës zëvendësimet e pakta. Sidoqoftë, nga koha kur Mehmeti u shkarkua vetëm tre lojtarë të rinj mori Di Biaggio, por ky është një tjetër diskutim: “Kisha vështirësi të rifreskoja skuadrën. Janë ndeshjet e para. Njohuria e pakët e disa elementëve që kam në skuadër, ka bërë që lëvizjet t’i bëj të kujdesshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *