• |
ide | kryesore

Netanyahu bën një hap pas: Të hapur për pauza të shkurtra

Arkiva, Planet
32-Netanyahu-AP.jpg



Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli është i hapur për “pauza të shkurtra” në luftën kundër militantëve palestinezë të Hamasit.

Megjithatë, ai nuk ishte i qartë nëse kishte arritur ndonjë pajtim për ndonjë pauzë të shkurtër ose nëse Shtetet e Bashkuara ishin të kënaqura me zotimet e Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka ngritur çështjen e nevojës për pauzë humanitare gjatë bisedës telefonike që zhvilloi me Netanyahun të hënën, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje, tha Shtëpia e Bardhë.

Pauza humanitare po kërkohet në mënyrë që të lehtësohen dërgesat e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës dhe lirimi i disa prej 240 pengjeve që Hamasi mori gjatë sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Netanyahu, gjatë një interviste për ABC News, po ashtu tha se nuk mund të ketë një armëpushim të përgjithshëm në Gazë pa lirimin e pengjeve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, numri i viktimave nga sulmet izraelite ka arritur në 10.000.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë e Hamasit për të qeverisur me Gazën dhe për të sulmuar Izraelin.

Që nga 7 tetori, Rripi i Gazës – shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve – ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme ajrore. Ky territor është rrethuar nga Izraeli dhe trupat tokësore po vazhdojnë operacionet e tyre brenda pjesës veriore të qytetit të Gazës, që sipas autoriteteve izraelite, është ndarë nga pjesa tjetër e Rripit të Gazës.

Izraeli ka thënë se shumica e infrastrukturës së Hamasit gjendet në pjesën veriore të Gazës dhe ka urdhëruar banorët të zhvendosen në jug. Por, Izraeli ka vazhduar bombardimet në mbarë Rripin e Gazës, përfshirë edhe në pjesën jugore, ku banorët janë urdhëruar që të evakuohen. /REL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *