• |
ide | kryesore

Selena Gomez ‘akuzohet’ nga fansat pas donacioneve për Palestinën

Paparazzi, Slider



Selena Gomez së fundmi përdori platformën e saj të kozmetikës Rare Beauty për të dërguar një mesazh në lidhje me krizën humanitare në Gaza dhe njoftoi se marka do të bënte donacione për ata në nevojë, megjithatë, fansat e saj nuk e morën mirë.

“Mijëra civilë palestinezë të pafajshëm janë vrarë në sulmet ajrore izraelite dhe miliona civilë janë zhvendosur dhe lënë pa akses në ushqim, ujë, ilaçe ose nevoja themelore për mbijetesë”, thuhej në deklaratë.

Marka u shpreh hapur se do të mbështeste banorët e Gazës. “Një numër i madh i këtyre viktimave janë fëmijë. Civilët palestinezë duhet të mbrohen, pikë.” Megjithatë, kompania nuk e la palën izraelite të padëgjuar “Ne mbetemi zemërthyer nga sulmi i tmerrshëm terrorist kundër civilëve të pafajshëm në Izrael më 7 tetor, shumë prej tyre edhe fëmijë. Nuk ka asnjë situatë ku sulmet ndaj civilëve janë të pranueshme.”

At kërkuan që ndjekësit dhe klientët të dinin pse po i bëjnë donacionet dhe pse ishte e rëndësishme “ADN-ja e kompanisë sonë është e rrënjosur në gjithëpërfshirje. Kompania jonë është e larmishme dhe punëson individë me prejardhje të ndryshme duke përfshirë racën, besimin, se*sualitetin, gjininëdhe feja – shumë prej të cilëve janë ndikuar drejtpërdrejt nga dhuna e fundit.

Pas gjithçkaje që shpjegoi kompania, kishte disa fansa që nuk binin dakord. “Ky postim është kaq i ngatërruar. Është sikur të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor, por ju lejohet të jeni të shëndetshëm mendërisht vetëm nëse ju ‘je palestinez!! ~ Selena Gomez,”.

Një tjetër fanse e quajti atë një mbështetëse të terrorit “Ndaloni së mbështeturi terrorin. Hamasi është ISIS dhe përdorni popullin e Gazës si mburojë njerëzore. Përdorni platformën tuaj për të shkuar kundër Hamasit. Ju zgjodhët anën e gabuar të historisë.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *