• |
ide | kryesore

Lynne Spears mohon akuzat e Britney

Paparazzi, Slider


Lynne Spears po mbyll një nga shumë pretendimet e bëra në kujtimet e vajzës së saj Britney Spears.

Artistja shkroui se familja e saj kishte “hedhur shumë” sende personale që ajo kishte ruajtur në shtëpinë e nënës së saj ndërsa ajo ishte në një institucion të shëndetit mendor në fillim të vitit 2019.

Britney tha se ajo vuri re sendet – duke përfshirë “kukullat e Madame Alexander  që ajo kishtembledhur si vajzë”,dhe një libërplot me poezi që kishin kuptim të vërtetë për të” –i kishin hedhur kur ajo shkoi në shtëpi në Luiziana në 2020 gjatë pandemisë COVID-19.

“Kur pashë raftet bosh, ndjeva një trishtim të madh. Mendova për faqet që kisha shkruar me lot. Unë kurrë nuk kam dashur t’i botoj ato apo diçka të tillë, por ato ishin të rëndësishme për mua”, shkroi fituesja e Grammy, 41 vjeç. “Dhe familja ime i kishte hedhur në plehra, ashtu siç më hodhën mua”.

 

Por Lynne, 68, shkoi në Instagram të enjten për të ndarë një seri fotosh që tregonin një fletore të zezë  në një shtrat dhe disa kukulla.

“@britneyspears nuk jam e sigurt se kush të tha se i hoqa qafe kukullat dhe ditarët e tu, por nuk do ta bëja kurrë këtë!” shkroi ajo. “Kjo do të ishte mizore sepse e di se sa shumë do të thotë për ty.”

“Sigurisht që i kam akoma gjërat e tua dhe jam e lumtur t’i dërgoj ato nëse dëshiron,” përfundoi Lynn.”Të lutem më kontakto dhe kuptoje sa shumë të dua!”/Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *