• |
ide | kryesore

Analiza/ Drithërat shqiptare mbeten në depo për shkak të mungesës së tregut

Lajme, Të fundit



Në Shqipëri u rritën këtë vit sipërfaqet e mbjella me grurë dhe misër, por fermerët thonë se nuk po e shesin prodhimin për shkak të çmimit shumë të ulët që ndikohet nga importi i drithërave.

Në Gjirokastër prodhimi i grurit ka shkuar këtë vit për nevojat e konsumit familjar ndërsa kosto e prodhimit të drithit ishte më e ulët se viti i shkuar.

Fermerët thonë se do të jenë në vështirëse për mbjelljet e reja nëse nuk e shesin prodhimin e këtij viti.

Prodhuesit e drithërave rritën këtë vit sipërfaqet e mbjella me grurë dhe miser në Shqipëri nisur nga rritja e çmimit të grurit në tregjet e huaja vitin e shkuar, por të favorizuar edhe nga një skemë mbështetëse e qeverisë shqiptare.

Në zonën e Gjirokastrës, veçanërisht në Luginën e Drinos, interesi i disa fermerëve që marrin toka me qera u rrit, por edhe u përball edhe me sfidat e prodhimit.

Klinton Beqari që merret me kultivimin e grurit, misrit, tërshërës dhe jonxhës në këtë zonë në një sipërfaqe prej rreth 500 hektarë flet për Zërin e Amerikës lidhur me prodhimin e këtij viti.

“Ne mbjellim grurë, tërshërë, jonxhë, misër, i mbjellim të gjitha dhe në total bëhen 4 kultura rreth 500 hektarë. Deri diku mirë kemi dalë me prodhimin e misrit, gruri nuk ka qenë në prodhim shumë të mirë këtë vit. Por shpresojmë tek rritja e çmimit të tregëtimit, se çmimi është shumë i ulët për momentin si i grurit edhe i tërshërës dhe misrit”.

“Çmimi i grurit, misrit dhe tërshërës këtë vit është ulur në rreth 30 lekë për kilogramë nga 50 lekë për kg që ishte vitin e shkuar. Prodhimi po magazinohet në depo dhe nëse nuk rritet çmimi i shitjes rrezikojmë falimentimin”, thotë më tej Klintoni.

Çmimet e ulta të shitjes së grurit mund t’i frenojnë fermerët në mbjelljet e reja të këtij viti thotë për Zërin e Amerikës specialisti Balin Bineri në drejtorinë e Shërbimeve bujqësore Gjirokastër.

“Çmimi është shumë i ulët në krahasim me vitet e kaluara, por edhe kundrejt totalit të shpenzimeve me të ardhurat, kjo do bëjë që bilanci ta vërë në vështirësi fermerin dhe në këtë mënyrë një pjesë e fermerëve të cilët kanë mbjellë për tregëti, ndoshta edhe mund të frenohen disi në mbjelljet e reja.”

Zoti Bineri thotë më tej se skema e sumvencionit solli një rrije të sipërfaqes së mbjellë me grurë në të tre rrrethet Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë, por pritet një rikthim tek situata e mëparshme.

U rrit në të gjitha zonat e qarkut sipërfaqja e mbjellë me grurë me rreth 250 hektarë më shumë se një vit më parë dhe bëhet fjalë për mbjelljet e vjeshtës së kalur por pritshmëritë janë që për këtë vit të bier kultivimi i grurit dhe të shkojë në ato nivele që ka qenë më përpara.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë rreth 4 mijë fermerë u mbështetën në nivel kombëtar për mbjelljen e grurit me rreth 5 milionë USD ndërsa sipërfaqet me grurë u rritën me rreth 4,5% krahasuar me vitin e shkuar.

Zoti Bineri thotë se duhen parë nje seri faktorësh për të nxitur kultimin e këtyre kulturave, por siguruar edhe tregje konkuruese në raport me importin e drithërave.

Ndërsa Zoti Beqari thotë se këtë vit ka një ulje të çmimit të plehrave kimikë, por kostot e prodhimit vijojnë të mbeten të larta.

“Këtë vit kanë rënë disi çmimet e plehrave kimikë por problem është se ne i kemi marrë të shtrenjta të vitit të kaluar dhe ky ëhstë prodhimi i vitit të kaluar pavarësisht se del një vit me vonesë, por të gjitha janë marrë shumë të shtrenjta.“

Megjithatë Klintoni thotë se do vijojë do vijojë të mbjellë pasi e ka marrë edhe për këtë vit farën e misrit dhe grurit.

Patjetër që do të mbjellim edhe këtë vit. I kemi marrë të gjitha masat, tokat i kemi, farat i kemi marrë dhe për çdo gjë jemi përgatitur. Do vazhdojmë të punojmë deri sat ë falimentojmë,nuk kemi zgjidhje tjetër. I kemi hyrë kësaj “valleje” dhe do ta hedhim deri në fund.

Sipas vetë fermerëve një nga faktorët që po ndikojn në çmimin e ulët të shitjes së grurit dhe misrit është importi i drithit.

Shqipëria plotëson rreth 50% të nevojave nga prodhimi vendas dhe pjesa tjetër importohet kryesisht nga Serbia, Ukraina dhe Rusia. Pjesa më e madhe e importit të drithit rreth 40% sipas të dhënave të Institutit të Statistikave është realizuar këtë vit nga Serbia dhe çmimet e importit janë kryesisht 31-32 lekë për kilogramë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave gjatë këtij viti për periudhën janar- korrik u importuan rreth 130,351 tonë drithëra, ndërkohë që në vitin 2022 u importuan 135,409 ndërsa në vitin 2021 u importuan rreth 159,000 tonë drithëra./ VOA



2 Comments

  1. Shqipot jane te afte vetem per tregeti qe ka te beje me te mbjella qe kane marxhine te larte fitimi.

    Me keto me marxhine te volga… te pakonsiderueshme… as nuk harxhojne fare nervat.

    Nga marijuana, lulekuqja e lart!

  2. O Braçe po si nul protestove qe domatja eshte bere me 1200 leke e qepa me 1500.po si nuk dole njr here per femijet tane nuk hanin dot shalqi se ishte me 800 leke kilja. Pp si nuk u kujtove qe qumeshtin keta fshataret nuk po e ulin dhe jemi detyruar ta marrim me 1500leke. Ore xhuxh komunist, nuk na pellciti kari fare per fshataret e tu se po na thithin gjakun..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *