• |
ide | kryesore

Mjekët e Brighton e pikasën, Vejle e Saragoza e ndaluan, te Linz mbeti pa ndjenja: çfarë u anashkalua në Shqipëri

-Instant, Sport, Video


Raphael Dwamena erdhi në Superiore dhe askush nuk mund ta besonte si një lojtar që kishte luajtur në La Liga, në kulmin e pjekurisë, zgjodhi kampionatin shqiptar. Fakti që nga kampionatet elitare, zgjodhi të firmoste me Egnatian ka një prapaskenë. Problemet në zemër që kishte ganezi e bënë që të ishte i papranueshëm për Europën. E kishte provuar te Brighton, apo edhe te Vejle, Saragoza e Linz.

Ishin mjekët e Brighton në Angli ata që, të parët, pikasën problemet e sulmuesit. Në vitin 2017, Brighton u tërhoq nga marrëveshja për të firmosur me ganezit nga Zürich, pasi Dwamena nuk kaloi testet mjekësore. Pastaj, kur luante me Real Saragoza, në vitin 2020, mjekët i diagnostikuan të njëjta probleme në zemër, pikërisht pas një kolapsi në fushë. Atëherë Dwamena iu kërkua të mos luante më futboll, por 28 vjeçari kishte parimin “do ndaloj së luajturi vetëm kur të jetë vullneti i Zotit”.

Lexo më tej: Video/ Dwamena shembet në fushë pa ndjenja në mes të lojës: në Europë nuk luante dot prej problemit në zemër

Kur u transferua në Danimarkë te Vejle, bashkëpunimi iu ndërpre për të njëjtën arsye. Ndërsa në Austri, te Linz, ganezi humbi ndjenjat në fushë gjatë një ndeshjeje kupe. Mjekët e këshilluan të braktiste futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballonte më, por Dwamena ka vepruar kundër këshillave të tyre. Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai ka konfirmuar se defibrilatori që i është implantuar, është vënë dy herë në punë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *