• |
ide | kryesore

Video/ Dwamena shembet në fushë pa ndjenja në mes të lojës: në Europë nuk luante dot prej problemit në zemër

-Instant, F1, Sport, Video
Dwamena



Rafael Dwamena trondit super sfidën mes Egnatias e Partizanit, për javën e 13 të Superiores. Kapiteni i rrogozhinasve u shemb pa ndjenjë përtokë, duke tronditur gjithë stadiumin dhe lojtarët në fushë. Në minutën e 24′ të ndeshjes, kur pritej të rifillonte loja pas një kontrolli me VAR, sulmuesi ganez ra pa ndjenja në fushën e lojës. Pamjet janë tronditëse dhe të gjithë lojtarët e arbitri kryesor vrapuan në fushë për të parë gjendjen e lojtarit.

Mjekët e të dy ekipeve e së bashku me ta edhe stafet e skuadrave i dhanë ndihmën e menjëhershme sulmuesit Dwamena. Pas pak minutave në fushë, lojtari u transportua me urgjencë në spital. Informacione zyrtare nga spitali i Rrogozhinës raportojnë se lojtari fillimisht ishte i ndërgjegjshëm, por ka pësuar një tjetër shok dhe është në gjendje kritike.

PRECEDENTËT

Kjo ngjarje duhet të bëjë të reflektohet mbi kriteret që duhen zbatuar në vendin tonë në lidhje me këto lloj problemesh. Rafael Dwamena dhe problemi i tij në zemër që e bëri të pamundur të luante ende në Europën që ka rëndësi ishte i ditur. Rreziku ishte ai që lojtari të ishte i ekspozuar ndaj goditjeve në zemër dhe kjo që ndodhi nuk është hera e parë për të.

Pak vite më parë, ai është diagnostikuar nga një problem në zemër dhe në vitin 2020 u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake, para se të firmoste me Real Saragozën.

Lexo më tej: “Gabuam një episod në 100 minuta”. Deliallisi nuk merret me arbitrin, Tetova justifikon Dwamena: “Luan me dhimbje”

Mjekët e kanë këshilluar të braktisë futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballojë më, por Dwamena ka vepruar kundër këshillave të tyre. Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai ka konfirmuar se defibrilatori që i është implantuar, është vënë dy herë në punë.

Një herë kur ishte te Saragoza në Spanjë dhe një herë te Linz në futbollin austriak. Në të dyja rastet ai pësoi kolaps, gjë që çoi në kërkesën që të braktiste idetë e tij për të vazhduar në futbollin profesionist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *