• |
ide | kryesore

Taylor Swift zyrtarizon romancën me Travis Kelce

Paparazzi, Slider



Taylor Swift festoi një shfaqje të suksesshme të dytë të Eras Tour në Buenos Aires, Argjentinë, duke zyrtarizuar romancën me Travis Kelce, sipas një videoje të marrë nga një  fanse e pranishme.

Kelce , i cili sapo kishte parë koncertin së bashku me babain e Swift-it – ishte duke pritur për këngëtaren “Anti-Hero” në prapaskenë në Estadio Monumental pasi koncerti tre-orësh përfundoi të shtunën në mbrëmje.

Swift përshëndeti fansat ndërsa doli nga skena para se të vraponte në krahët e Kelce për t’i dhënë një përqafim dhe puthje.

Kampioni i Super Bowl mbërriti në Argjentinë të premten në mëngjes, por duhej të priste për të parë performancën e fitueses s ë Grammy-t, sepse shfaqja e asaj nate u shty për të dielën për shkak të motit të keq.

Dyshja e shfrytëzuan në maksimum mbrëmjen e tyre të lirë dhe u panë për darkë së bashku me të atin në kryeqytet. Page Six konfirmoi të mërkurën se Travis do të shkonte në Amerikën e Jugut për të qenë me Taylor, por udhëtimi do të ishte i shkurtër për shkak të detyrave të tij në NFL. “Ai duhet të kthehet të dielën për stërvitje të hënën,”  tha burimi i brendshëm.

Swift dhe Kelce u lidhën për herë të parë në gusht, pasi ai u përpoq dhe dështoi t’i jepte numrin e tij pas koncertit të saj në Kansas City në korrik.

Artistja ka marrë pjesë në disa nga lojërat e tij të futbollit në të gjithë SHBA-në dhe dyshja madje shkuan në NYC së bashku në tetor për të bërë një  paraqitje surprizë në “Saturday Night Live”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *