• |
ide | kryesore

I preu fytin me patinë gjatë ndeshjes: arrestohet Petgrave i akuzuar për vrasje me qëllim

-Instant, Sport
Petgrave



Zhvillim i papritur në hetimin për vdekjen e Adam Johnson, lojtari amerikan i Nottingham Panthers. Lojtari i hokejit mbeti i vrarë pasi një patinë i preu fytin në një përplasje gjatë një ndeshje kundër Sheffield Steelers më 28 tetor. Policia e Yorkshire të Jugut ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje nga pakujdesia. Hetuesit nuk e kanë përmendur emrin e tij, por me sa duket ai është Matt Petgrave, hokejisti kanadez i cili ishte protagonisti padashur i aksidentit të tmerrshëm fatal.

Rreth 8,000 tifozë panë të tmerruar përpjekjet për të shpëtuar jetën e Johnson, ndërsa ai dergjej i gjakosur në akull në Sheffield’s Utility Arena, i mbrojtur nga lojtarë të tjerë, përpara se të vdiste më vonë nga plagët e marra në spital.

Lexo më tej: Pamje të rënda/ Patina i shqyen fytin gjatë ndeshjes, Adam Johnson humb jetën: spektatorët të tronditur

“Hetuesit arrestuan sot (e martë 14 nëntor, red.) një person i dyshuar për vrasje të qëllimshme. Ai aktualisht është ende në paraburgim policor – thuhet në një deklaratë të lëshuar nga policia -. Të shtunën më 28 tetor, Adam, 29 vjeç, mbeti i plagosur rëndë gjatë një ndeshje mes Nottingham Panthers dhe Sheffield Steelers dhe fatkeqësisht më vonë u shpall i vdekur në spital. Një ekzaminim pas vdekjes konfirmoi se ai vdiq nga një plagë fatale në qafë”. Petgrave, në fakt, u përplas me një lojtar tjetër, përpara se patina e tij e ngritur lart të priste fytin e fatkeqit Johnson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *